Mihali i kundërpërgjigjet Ramës me akuza për korrupsion e “krim të organizuar”

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 23:59

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, se do të ngrejë padi për shpifje ndaj saj.

Mihali ka shkruar në Facebook se Rama “nuk merr vendime vet” dhe e ka akuzuar atë për korrupsion, duke pretenduar se, sipas saj, ai ka qenë i përfshirë në afera edhe para se të bëhej kryetar i Prishtinës.

“Sepse ti je korruptuar para se me u bë Përpami. Se ti si i tillë ke ardhur dhe pse je i korruptueshëm të mbajnë aty konjuktura që ta ka sjellë.”, ka shkruar ajo.

Mihali ka shkuar më tej duke pretenduar se kryetari i Prishtinës mbahet në detyrë nga “krimi i organizuar” dhe se, sipas saj, ai përfaqëson “sundimin e parasë së pistë”.

“Ti e do sundimin e pararë së pistë, kjo për ty quhet liri. Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar.  Shko tash shtroji vizat ku do të kalojë trami. Edhe dallaveri i radhës me çunat e Ysabel dhe gangsterave të tjerë. Po dije Përpami që Prishtina ka me shpëtu nga kthetrat e krimit. Edhe ti, ke me shku në koshin e mbeturinave që i ke grumbullu po vet”, ka shkruar mes tjerash Mihali.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter