Rama paralajmëron padi ndaj Dejona Mihalit: Tash përballet me Prokurorinë

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 21:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se do të ngrejë padi për shpifje ndaj koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke e akuzuar atë për deklarata të pavërteta ndaj tij.

Rama ka thënë se Mihali “do të përballet me Prokurorinë”, duke shtuar se nuk do të frikësohet nga, siç i ka quajtur ai, “kërcënime e shantazhe”.

“Për gjuhën e saj që e shpërfaq nivelin e saj jam duke përgatitur padi. Padi për shpifje. Është mësu ajo me u fsheh pas brigadave të Facebook-ut dhe mijëra profileve false, duke përçarë shqiptarët, duke i ofendu nënat tona, gratë, fëmijët, luftën, kontributin, atdheun dhe gjithçka që është e shenjtë. Tash ka me u përballë me Prokurorinë, atë institucion që ende nuk kanë arritë me e kapë”, ka shkruar ajo.

Ai ka bërë një sërë akuzash ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se shoqëria po hyn në një “fazë të rrezikshme të normalizimit të mentalitetit totalitar”, ku, sipas tij, çdo zë kritik synohet të heshtet, diskreditohet dhe në fund të ndëshkohet.

Rama ka akuzuar gjithashtu LVV-në për zhvlerësim të vlerave të luftës çlirimtare dhe fyerje të figurave të saj, duke pretenduar se kjo po bëhet me qëllim që, siç u shpreh ai, “në skenë të mbetet vetëm Albin Kurti”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter