Zgjedhjet lokale, Filipçe mohon bashkëpunimin me BDI-në

featured
Press Online
27 Gusht 2025, 20:30

Kryesocialdemokrati Venko Filipçe mohon koalicionin me BDI-në në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Filipçe thotë se bashkëpunimi eventual mund të vijë në raundin e dytë. Emrat e të gjithë kandidatëve të tyre do t’i zbulojnë javën tjetër.

“Në rrethin e parë të zgjedhjeve do të dalim me koalicionin tonë ekzistues, ndërkaq në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të bisedojmë edhe me parti të tjera të bllokut shqiptar. Ne kemi finalizuar emrat e kandidatëve dhe në fund të kësaj apo në fillim të javës që vjen do t’i prezantojmë edhe emrat e mbetur. Ne i kemi zgjedhur kandidatët më të mirë, të cilët kanë kredibilitet në rrethinat e tyre.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe është në kundërthënie me deklarimet e tij kundër politikave të mëparshme LSDM – BDI.

“Ai erdhi kryetar i asaj partie duke thënë se një nga postulatet kryesore do të bëjë diskontinuitet të politikave servile të LSDM-së dhe BDI-së, për të cilën vetë thonin se i ka dëmtuar. Por, sot kemi konfirmim se koalicioni i cili gjithashtu prodhon kaos dhe pasiguri në ditën e zgjedhjeve do të dalin së bashku në rrethin e dytë zgjedhor.”, – theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO – DPMNE.

Megjithatë as politikat e VMRO – DPMNE-së s’do të kursehen nga akuzat e LSDM-së. Filipçe tha se do të bëjnë fushatë pozitive, duke i ngacmuar temat lokale, por edhe duke u përfshirë në arenën e problematikave shtetërore sikurse eurointegrimi, sipas tij i harruar, rikthimi i emrit paraprak të shtetit, si dhe standardi i jetesës. Filipçe shprehu keqardhjen që pushteti nuk ndërmori asgjë që të kalojë ndryshimet në kodin zgjedhor, duke bërë që KShZ-ja të vendosë për kandidaturat e pavarura. Sipas tij, mbështetja me dy nënshkrime do të rrezikojë vetë listat e pavarura.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter