“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

featured
Press Online
12 Qershor 2026, 06:57

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, ka deklaruar se ka pasur një komunikim zyrtar për heqjen e sanksioneve nga SHBA.

Gjatë bisedës me gazetarët, Berisha u shpreh se, nuk ka qenë kurrë non-grata, por ka pasur vetëm një ndalim hyrje.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Sali Berisha: Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva.

Zoti Berisha a mund të na thoni me kë keni komunikuar?

Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva.

Është vetëm për ju apo për të gjithë familjarët tuaj?

Sali Berisha: Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë.

Ka qenë se kemi njoftimin e Blinkenit?

Sali Berisha: Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën.

Pra, nga sot ju mund të lëvizni i lirë?

Sali Berisha: Tani edhe njëherë, se ti nuk e ke gabim që pyet, sepse kundërshtarët e mi e quajtën non-grata dhe unë nuk është se e kundërshtova.

Ka qenë një sanksionim për ju dhe familjarët tuaj për minim demokracie dhe korrupsion.

Sali Berisha: Edhe njëherë, ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti në SHBA.

Sot është hequr për ju dhe për familjen tuaj apo vetëm për ju?

Sali Berisha: Sot unë them u ktheva. U ktheva!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter