Enes Demiri shpallet i pafajshëm për vrasjen pranë rrugës së “Plastikave” në Shkup

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 18:50

Avokatja Ivana Jakimovska bëri të ditur se klienti i saj, Enes Demiri, i cili ishte arrestuar më 21 maj 2025 nën dyshimin për vrasjen që ndodhi pranë Rrugës së Plastikave, është liruar nga të gjitha akuzat.

Përfaqësuesi i Prokurorisë në seancën e sotme gjyqësore e tërhoqi aktakuzën, pas provave të paraqitura nga mbrojtja.

Pas zhvillimit të një hetimi të plotë dhe profesional, organet kompetente konstatuan se ai është plotësisht i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me veprën penale.

Gjatë procedurës u paraqitën një sërë provash në favor të Demirit. U vërtetua se në momentin e ngjarjes ai ndodhej në një vend tjetër dhe ishte duke folur në telefon me bashkëshorten e tij. Alibia e tij u konfirmua edhe nga pesë dëshmitarë, të cilët dhanë deklarata para organeve kompetente. Përveç kësaj, u siguruan edhe prova të tjera materiale që dëshmuan qartë se ai nuk kishte qenë i përfshirë në ngjarje.

Në bazë të të gjitha fakteve dhe provave të mbledhura gjatë hetimit, aktakuza ndaj Enes Demirit u tërhoq, ndërsa pafajësia e tij u vërtetua plotësisht njoftoi avokatja mbrojtëse e të akuzuarit.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter