Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, duke akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski për deklarata të rënda që sipas tij rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.
Uzairi thotë se një funksionar i lartë shqiptar, sot pjesë e qeverisë përmes koalicionit VLEN, i ka treguar se në një takim me përfaqësues ndërkombëtarë, Mickoski ka thënë:
“Lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tash ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë”, përcjell PressOnline.al.
“Është alarmuese të shohësh se përfaqësuesit e VLEN-it, edhe pse e dinë këtë, ende qëndrojnë në një qeveri hapur anti-shqiptare, duke u bërë ortakë në cënimin e interesave tona kombëtare”, shkroi Uzairi.
Ai u bëri thirrje partive shqiptare në pushtet që të reflektojnë sa nuk është vonë, duke shtuar se “përgjegjësia e tradhtisë nuk harrohet kurrë” dhe se “ka jetë edhe pas Tetorit”.
(PressOnline.al)







