Lutja që gjunjëzoi yjet belgë, pamjet rrëqethëse të Egjiptit sekonda para se të startonin Botërorin!

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 19:50

Barazimi dramatik 1-1 përballë gjigantëve të Belgjikës në këtë Botëror nuk ishte aspak një rastësi.

Ndërsa e gjithë bota u habit se si Egjipti arriti të dominonte fushën dhe t’i bënte yjet belgë të djersinin rëndë (duke arritur të barazonin vetëm me shumë vuajtje), sekreti i vërtetë i asaj force fshihej pikërisht këtu, në dhomat e zhveshjes.

Përpara se të zbrisnin në fushë për këtë betejë epike, lojtarët dhe stafi, me në krye Mohamed Salah, u bënë një trup i vetëm. Me krahët e shtrënguar fort pas supeve të njëri-tjetrit, ata izoluan zhurmën e jashtme dhe bashkuan zërat në një lutje shpirtërore. Leximi në kor i Suras El-Fatiha dhe përsëritja tri herë e Suras El-Ihlas krijoi një atmosferë elektrizuese që të ngjallte rrëqethje.

LEXO EDHE:  Mbappe e nis Botërorin me dopietë, kalon Giroud si shënuesi më i mirë i Bluve, i afrohet edhe Kloses

Ajo “Amin” e thënë në unison nga e gjithë skuadra nuk ishte thjesht një ritual, por burimi i asaj force të jashtëzakonshme që u pa më pas në fushën e blertë.

Kliko per te parë pamjet rrënqethëse

Belgjika u detyrua të nxirrte gjithë arsenalin e saj për të shpëtuar me vështirësi një pikë, por kjo video dëshmon se Egjipti e kishte fituar që aty brenda ndeshjen më të rëndësishme: atë të unitetit, besimit dhe një shpirti plotësisht të pathyeshëm.

LEXO EDHE: “Je i jashtëzakonshëm!”/ Antonela shpërthen në emocione pas spektaklit të Messit në Botëror!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter