57-vjetori i krijimit të batalionit xhenio, Vengu: Nderojmë efektivët që kanë shërbyer me përkushtim

featured
Press Online
02 Korrik 2025, 14:10

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot 57-vjetorin e krijimit të batalionit xhenio.

Vengu vlerësoi të gjithë efektivët që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre.

Ministri theksoi se, ky batalion është simbol i forcës që ndërton, pastron dhe garanton sigurinë në çdo terren, në çdo kohë, në çdo situatë

“Në 57-vjetorin e krijimit të batalionit xhenio, nderojmë me respekt dhe vlerësim të thellë të gjithë efektivët që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre”, u shpreh Vengu.

“Ky batalion është simbol i forcës që ndërton, pastron dhe garanton sigurinë në çdo terren, në çdo kohë, në çdo situatë. Urimet të përzemërta dhe mirënjohje për kontributin e vyer në shërbim të vendit dhe të komunitetit”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Më 1 korrik 1968, si domosdoshmëri e mekanizimit të punimeve në infrastrukturë dhe fortifikimin e vendit u krijua Batalioni i Teknikës së Rëndë Xheniere, sot Batalioni i Xhenios.

Qëllimi i krijimit të këtij batalioni ishte kryerja e punimeve të ndryshme speciale xheniere, në mbështetje të reparteve të tjerë xheniere, në kryerjen e detyrave për vendosjen e reparteve të FA në kazerma dhe veçanërisht në ndërtimin e objekteve fortifikuese me volume të mëdha pune, si dhe pjesëmarrja në përballimin e emergjencave civile.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter