Organizata GERMIN do të organizojë një tryezë diskutimi me temën “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.
Në këtë ngjarje pritet të trajtohen sfidat dhe mundësitë që lidhen me pjesëmarrjen e diasporës në proceset zgjedhore, si dhe mënyrat për të lehtësuar votimin nga jashtë vendit.
Diskutimi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e përfshirjes së mërgatës në vendimmarrjen politike në Kosovë.



