Rama: Dy sisteme mbi lumin Mat garantojnë ujitje për 8500 ha tokë bujqësore

featured

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Punimet për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, kanë përfunduar dhe aktualisht po kryhet procesi i kolaudimit të rrjetit ujitës për dy projekte.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kantieri i punimeve, teksa bëri të ditur se vepra e marrjes së ujit Mat-Kurbin do të mundësojë ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin.

Ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë do të furnizojë me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë.

Këto investime pritet të rrisin ndjeshëm potencialin bujqësor në këto zona, duke mbështetur zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe përmirësuar jetesën e fermerëve.

Rama: Dy sisteme mbi lumin Mat garantojnë ujitje për 8500 ha tokë bujqësore
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *