Nga LSDM thonë se kryeministrit Hristijan Mickoski i kanë ngelur edhe gjashtë ditë për të përmbushur agjendën e reformave drejt rrugës së BE-së.
"Vetëm 6 ditë kanë mbetur deri më 1 qershor, afati që vetë Hristijan Mickoski vendosi për përmbushjen e plotë të Axhendës së Reformave dhe detyrimeve kryesore për vazhdimin e rrugës evropiane.
6 ditë deri në një tjetër gënjeshtër të madhe dhe premtim të pambajtur nga Mickoski. 6 ditë deri në një tjetër konfirmim se OBRM-PDUKM po e mban qëllimisht vendin të bllokuar, të izoluar dhe larg Evropës për shkak të bizneseve të veta dhe tenderëve kriminalë.
Nga 10 pikat kryesore të Axhendës së Reformave, vetëm një pjesë e vogël është realizuar, dhe madje edhe atëherë pjesërisht.
Çelësi për të vazhduar rrugën evropiane janë ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e pakicave në Kushtetutë, një detyrim pa të cilin nuk ka lëvizje nga një rrugë pa krye.
Pa këtë, nuk ka hapje të fazës tjetër të negociatave, as anëtarësim në BE, asgjë.
Asnjë fonde të reja evropiane. As më investime. As standarde më të mira jetese për qytetarët.
Vetë Mickoski pretendoi se kishte një shumicë absolute. Ai vetë e shfuqizoi Qeverinë Teknike pa konsensus, me forcë dhe pa opozitën.
Tani le t’i përfundojë reformat, le t’i përmbushë detyrimet e tij deri më 1 qershor, siç premtoi. Le të mos e akuzojë BE-në se do të kërcënojë identitetin tonë, por le t’i përfshijë pakicat në Kushtetutë", thonë nga LSDM.



