Vera e bardhë mund të ulë rrezikun e arrestit kardiak

featured

Konsumimi i verës së bardhë e shampanjës, frutave dhe shmangia e shtimit në peshë mund të reduktojë rrezikun e arrestit kardiak, thotë një studim i ri. Ekspertët thonë se mijëra arreste kardiake mund të parandalohen duke rregulluar stilin e jetesës. Konsumimi më i lartë i shampanjës ose verës së bardhë, më shumë frutave, humori i mirë, ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe kontrolli i tensionit të gjakut mbrojnë ndaj arrestit kardiak.

Studimi tregon se personat më të arsimuar kanë më pak gjasa për arrest kardiak, ndërsa gjumi i keq dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shkatërrues.

Arresti kardiak ndodh kur zemra ndalet papritur, një situatë emergjente që ndodh pa paralajmërim. Pacienti rrëzohet dhe është në gjendje të pavetëdijshme, nuk merr frymë normalisht ose s’merr fare.

Pa ndihmë të menjëhershme, vdes. Studimi i publikuar në Canadian Journal of Cardiology identifikon 56 faktorë risku të lidhur me arrestin kardiak dhe thotë se 63% mund të shmangen. Në studim u përfshinë 502,094 persona të moshës së mesme dhe të vonë. Prej tyre, 3147 kaluan një arrest kardiak gjatë një periudhe 13.8 vjet. 56 faktorët e identifikuar përfshijnë stilin e jetesës, statusin social-ekonomik dhe mjedisin duke e lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit.

Vera e bardhë mund të ulë rrezikun e arrestit kardiak
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.