”Rrezikimi i aleancave dhe lirisë së shprehjes”, ndër arsyet që LDK e refuzoi prerazi VV-në për koalicion

featured
Press Online
07 Maj 2025, 13:21

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë disa arsye të cilat qartazi flasin për vlerësimin e tyre me ‘’Jo’’ ndaj kërkesës së Vetëvendosjes për koalicion qeverisës.

Në letrën e siguruar nga klankosova.tv, Lumir Abdixhiku i përmend Albin Kurtit rrezikimin e demokracisë dhe lirisë së shprehjes e stagnimin katërvjeçar si ndër shkaqet kryesore që pamundësojnë një bashkëpunim mes tyre.

”LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter