Kosova shkon në zgjedhje, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 07:28

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar këtë të mërkurë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme dhe vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetin social Facebook, Osmani shprehet se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli. Gjithashtu, ajo i ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen dhe ta lënë mënjanë urrejtjen.

Mirëmengjes të dashur qytetarë. Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës. Mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli, është shprehur Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter