Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë 2025, ja çfarë mbizotëron në pasarela

featured
Press Online
06 Mars 2025, 12:10

Xhinsi vazhdon të mbetet një element bazë në çdo koleksion dhe garderobë bashkëkohore, i liruar tashmë nga kufizimet e mëparshme falë ndikimit të stilit urban. Nga veshjet casual deri te ato më formale, xhinset përshtaten lehtësisht me çdo stil. Përveç modeleve – të gjera, skinny, me bel të ulët apo të lartë– ato vijnë çdo sezon me ngjyra dhe dizenjo të ndryshme, nga blu klasik te nuancat e zbehta të modës , nga gri te e zeza.

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Por nëse ka një trend të papritur që po tërheq vëmendjen e stilistëve dhe ekspertëve të modës, ai është padyshim ai i xhinseve rozë.

Xhinset rozë në pasarelat e pranverë-verë 2025

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë
Ngjitja e tyre në skenën e modës lidhet ngushtë me suksesin e nuancave pastel, të cilat dominuan pasarelat e sezonit të ardhshëm, nga blu e hapur te e verdha buterike e deri te roza—një ngjyrë “ombrellë” që përmbledh një gamë të gjerë tonalitetesh.

Marka prestigjioze si Chloé sollën në skenë një rozë të butë në nuancë kajsie, të frymëzuar nga petalet e luleve, me një prerje të gjerë dhe me bel të lartë, në përputhje me stilin boho të markës. Tabi, nga ana tjetër, prezantoi një nuancë më të theksuar, në stilin konfeti, me një model loose, kombinuar me një bluzë crop me mëngë të fryra.

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Për më tepër, xhinset rozë të kësaj pranvere shfaqen si një evolucion e toneve të guximshme të viteve të kaluara, duke filluar nga Hot Pink i Valentino-s në 2022, për të kaluar në nuanca më të ngrohta dhe të zbutura në 2023, si rozë salmon nga Ludovic de Saint Sernin apo rozë orkide nga Tabi.

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Xhinset rozë në street style

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë
Delikate dhe që bien në sy, xhinset rozë janë tepër të lehta për t’u kombinuar. Ato përshtaten për mrekulli me çdo ngjyrë – nga neutrale si e bardha, e zeza dhe kafeja, deri te pastelët më të butë. Për ata që duan një kombinim më të guximshëm, roza dhe e kuqja janë një dyshe ikonike e frymëzuar nga Yves Saint Laurent, ndërsa opsioni color block në nuanca të ndryshme rozë ofron një look modern dhe të freskët.

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Nga kombinimi me atlete dhe bluza sportive për një stil casual, deri te veshjet më të sofistikuara me xhaketa dhe këpucë me takë, xhinset rozë sjellin një ekuilibër perfekt mes rehatisë dhe elegancës.

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Street style-i i ka përqafuar këto xhinse në të gjitha format dhe nuancat: nga rozë e zbehtë, baby pink, deri te fuksia dhe rozë orkide. Madje, edhe printet florale, veçanërisht trëndafilat, po bëhen një zgjedhje e njohur në këtë trend.

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Sezoni pranverë-verë 2025 na fton të provojmë një stil më të butë, të freskët dhe boho-chic me xhinset rozë si protagonistet kryesore./Living

Xhinset rozë pastel janë kryefjala e sezonit pranverë-verë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter