Abdixhiku: Fitorja tashmë është mes nesh

featured
Press Online
08 Shkurt 2025, 19:04

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban në Prishtinë tubimin përmbyllës, më të madhin elektoral të saj fjatë fushatës 30 ditore.

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga ky tubim ka thënë se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.

Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.

“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, ka thënë Abdixhiku.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter