Hoti për Muratin: Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro, nuk di të numëroj as tri projekte

featured
Press Online
30 Janar 2025, 15:54

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të financave Hekuran Murati i cili në një emision televiziv nuk arriti t’i numëroj tri projekte të mëdha.

Në një postim në Facebook, Hoti e ka quajtur ministrin Murati diletant që nuk e di si krijohet buxheti.

“Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet.  Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje.  Kaq për një diletant sikur ministri Murati”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter