I riu Shqiptar që hakoi Rockstar, Nvidia dhe Telekomin Britanik do të qëndrojë përjetë në spital vendosi një gjykatë

featured
Press Online
22 Dhjetor 2023, 15:35

Një gjykatës në Londër dënoi hakerin adoleshent Shqiptar Arion Kurtaj të video lojës Grand Theft Auto VI me qëndrim të përjetshëm në spital raportoi BBC.

18-vjeçari Kurtaj theu serverët e Rocktar nga hoteli Travelodge ndërsa ishte nën mbikëqyrjen policore duke përdorur një smartfon, Amazon Fire TV Stick, një tastierë dhe maus.

Kurtaj ishte një anëtar kryesor i grupit ndërkombëtare të hakerëve Lasus$.

Doktorët thanë se Kurtaj nuk mund të dilte përballë trupit gjykues për shkak të autizmit të tij akut. Menjëherë pas gjykimit, juria u udhëzuar të përcaktonte nëse ai ka kryer krimet apo nëse nuk ka pasur qëllim të keq.

Pas një vlerësimi të shëndetit mendor që sugjeronte se ai “vazhdoi të shprehte synimin për t’u kthyer te krimi kibernetik”, gjyqtari vendosi se ai mbetej një rrezik shumë i lartë për publikun.

Pavarësisht pretendimeve të Rockstar se hakimi i kishte kushtuar 5 milionë dollarë dhe mijëra orë punë të stafit, avokatët e Kurtaj argumentuan se trailer i GTA 6 që mori 128 milionë shikime në katër ditët e para, do të thotë se hakimi i tij nuk pati impaktin e pretenduar.

Një anëtar i dytë i Lapsus$ u shpall fajtor por emri i 17-vjeçarit nuk u bë publik sepse konsiderohet minoren. Ai akuzohet se së bashku me Kurtaj dhe anëtarë të tjerë të grupit kanë infiltruar Nvidia dhe kompaninë Britanike të telekomunikimit BE/EE duke kërkuar 4 milionë dollarë.

Dy adoleshentët janë anëtarët e parë që Lapsus$ që arrestohen dhe dënohen. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter