Bllokoi blerjen e startup-it të IA Manus nga Meta, Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së!

featured
Press Online
30 Prill 2026, 10:29

Qeveria kineze bllokoi blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale Manus nga kompania Facebook Meta. SHBA dhe Kina janë në garë për teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale. Kina bllokoi blerjen e planifikuar të startup-it tëinteligjencës artificiale Manus nga kompania amerikane Meta. Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e sigurisë së investimeve të huaja e ndaloi marrëveshjen dhe u kërkoi palëve ta anulojnë transaksionin, njoftoi Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat.

Ky vendim nxjerr në pah përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës për të parandaluar largimin e talenteve dhe teknologjisë drejt SHBA-së. Të dy vendet janë në garë për udhëheqje në teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale. Meta, kompania mëmë e platformave sociale si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, kishte njoftuar në dhjetor blerjen e startup-it Manus. Çmimi i blerjes pritej të ishte mbi dy miliardë dollarë.

Pekini e sheh këtë çështje të ndjeshme nga pikëpamja e sigurisë. Sipas raportimeve, gjatë shqyrtimit të ofertës disa drejtues kryesorë të kompanisë u penguan përkohësisht të largoheshin nga Kina. Ndër ta ishte edhe bashkëthemeluesi Xiao Hong. Startup-i Manus konsiderohet si specialist në të ashtuquajturit “agjentë të inteligjencës artificiale”. Këto programe nuk kufizohen vetëm në përgjigjen e pyetjeve, por mund të kryejnë edhe detyra më komplekse me ndërhyrje minimale njerëzore. Zanafilla e kompanisë ishte në Kinë, por më vonë ajo e zhvendosi selinë e saj në Singapor. Nga mediat shtetërore ajo konsiderohet si “DeepSeek i ardhshëm”. Kompania kineze e softuerit DeepSeek tërhoqi vëmendje në mbarë botën në fillim të vitit 2025 pas publikimit të një sistemi të fuqishëm të inteligjencës artificiale.

Një zhvillim i rëndësishëm në fushën e mjekësisë po vjen nga Kazakistan, ku përdorimi i inteligjencës artificiale po transformon trajtimin e goditjeve në tru dhe po shpëton jetë. Platforma inovative Cerebra AI ka arritur të ulë vdekshmërinë nga goditja në tru me rreth 40%, falë analizës së shpejtë dhe të saktë të skanimeve CT. Sistemi përpunon imazhet brenda 5–10 minutash, krahasuar me rreth 30 minuta që kërkohen zakonisht, duke i dhënë mjekëve një avantazh kritik në vendimmarrje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter