Sot një nga modelet më të suksesshme në botë, por ja cila ishte puna e parë të Irina Shayk

featured
Press Online
11 Nëntor 2023, 05:25

Modelja e njohur Irina Shayk ka treguar se para se të niste modelingun, puna e parë e saj ishte krejt e zakontë: lyerje muresh. “Puna ime e parë, kam lyer…

Modelja e njohur Irina Shayk ka treguar se para se të niste modelingun, puna e parë e saj ishte krejt e zakontë: lyerje muresh.

“Puna ime e parë, kam lyer disa dhoma spitali për 31 ditë sepse doja të blija këpucë me takë. Ishte një punë verore. Ishte shumë e vështirë sepse duhej të lyeja nga ora 08:00-17:00 çdo ditë. Dhe tani di si të lyej kështu që nëse ju nevojitet të lyeni muret apo dritaret, këtu jam.”- tha modelja
në një intervistë për rubrikën “Ask Me Anything”.

Nga ana tjetër Irina tregoi se paratë e para që i ka fituar ajo i ka shpenzuar për nënën e saj, për ti blerë asaj një divan.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter