“Super trajner, Arteta më pëlqen”, talenti spanjoll i “shkel syrin” Arsenalit

Press Online
26 Prill 2023, 08:55

Ivan Fresneda është një nga objektivat e Arsenalit. Mbrojtësi i djathtë spanjoll është pjesë e Valladolid në La Liga.

18-vjeçari po bën shumë mirë tek ekipi spanjoll dhe mundësia e transferimit tek Arsenali i pëlqen shumë.

“Më pëlqen shumë Arteta. Unë mendoj se ai është një trajner i madh. I ndjek me kënaqësi kampionat europiane.

Arteta po zhvillon një punë të jashtëzakonshme me Arsenalin”, deklaroi adoleshenti i talentuar spanjoll.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter