Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë vendim për anëtarësimin e RMV-së në BE

featured

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese është një proces i strukturuar. Propozues i ndryshimeve do të jetë Qeveria dhe për këtë arsye është krijuar një grup pune në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ku përfshihen ekspertë të së drejtës kushtetuese, nga komuniteti akademik, ekspertë që kanë përvojë të gjerë praktike në të drejtën kushtetuese, si p.sh. kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarë kushtetues, profesorë në fushën e të drejtave kushtetuese dhe të të drejtave të përafërta, si dhe përfaqësues të partive politike”.

Këtë e tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për TV Sitel. Ai deklaroi se opozita, si në shumë raste dhe procese të tjera, vendosi të mos marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese.

“Megjithatë, mbetet gjithmonë e hapur për sugjerimet e tyre, për përfshirjen e përfaqësuesve të tyre, duke pasur parasysh se ky proces nuk është proces i një personi, nuk është proces i një partie politike, nuk është proces i një qeverie, por është proces i gjithë shtetit sepse ne kemi përgjegjësi para qytetarëve, të gjitha partive politike që të sigurojmë të ardhme evropiane për qytetarët”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese është një nga vendimet që do të duhet të marrim deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se politikanët duhet të marrin vendime që sigurojnë të ardhme më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë vendim për anëtarësimin e RMV-së në BE
|