Shpërthen në flakë anija hapësinore e SpaceX gjatë një fluturimi testues

featured
Press Online
20 Prill 2023, 19:16

Anija hapësinore Starship e SpaceX u nis me sukses nga platforma e saj në Boca Chica të Teksasit ditën e Enjte por nuk arriti të përfundojë plotësisht fluturimin testues të saj.

Mjeti hapësinor doli jashtë kontrolli përpara se të përfshihej nga flakët katër minuta pasi u nis nga Toka.

Gjatë fluturimit 90-minutësh, Starship duhej të arrinte një lartësi prej 150 miljesh gjatë një udhëtimi rreth globit përpara se të binte në Oqeanin Paqësor në afërsi të ishujve Hawai.

Fluturimi i parë testues me 17 Prill u shty pasi SpaceX gjeti një defekt. Sistemi lançues prej 120 metrash përbëhet nga raketa Super Heavy dhe është e pajisur me 33 motorë të fuqishëm Falcon Raptor.

Është dizajnuar për të qenë i ripërdorshën. Sipas SpaceX objektivi sot ishte të informojë dhe përmirësojë suksesin e fluturimeve të SpaceX në të ardhmen ndërsa SpaceX me shpejtësi avancon zhvillimin e Starship.

Sistemi i lançimit të SpaceX eventualisht do të ndihmojë astronautët të shkojnë në Hënë, Mars dhe më tutje. Është i njëjti sistem që NASA do të prëdorë për të dërguar astronautët përsëri në Hënë me misionin Artemis III të 2025.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter