Djali i Tom Hanks habit të gjithë! Jeton në kamp-shtëpizë dhe refuzon luksin e Hollywood-it?

featured
Press Online
02 Maj 2026, 16:28

Chet Hanks, djali 35-vjeçar i aktorëve të njohur Tom Hanks dhe Rita Wilson, ka zbuluar se po jeton një stil jete krejt ndryshe nga sa pritej për një emër të lidhur me Hollywood-in.

Aktori i serialit “Running Point”, i rikthyer së fundmi në Netflix, ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, ku tregoi se aktualisht jeton në një kamp-shtëpizë në Nashville, ndërsa njëkohësisht po fokusohet në karrierën e tij muzikore.

Hanks, i cili së bashku me bendin Something Out West po i përkushtohet muzikës country, tha se vendosi të zhvendosej në një park me kamp-shtëpiza pikërisht për shkak të këtij angazhimi të ri profesional.

Ai shpjegoi se nuk dëshironte të blinte një apartament tjetër, pasi sapo kishte sistemuar një banesë në Los Angeles dhe nuk donte të kalonte sërish të njëjtin proces.

Sipas tij, pasi qëndroi për një kohë në hotele dhe banesa me qira, ndjeu nevojën për të pasur hapësirën e vet personale.

Chet tregoi se ideja për këtë mënyrë jetese i lindi pas një udhëtimi në Carmel-by-the-Sea në Kaliforni, ku qëndroi në një Airstream dhe u mahnit nga eksperienca.

Ai vendosi menjëherë të merrte një të tillë dhe ta kthente në shtëpinë e tij të re.

Sipas aktorit, kamp-shtëpiza ka gjithçka që i nevojitet, përfshirë kuzhinën dhe një kabinë dushi funksionale.

Hanks foli edhe për komunitetin ku jeton, duke theksuar se ndryshe nga paragjykimet, aty banojnë kryesisht pensionistë dhe njerëz shumë të sjellshëm.

Ai shtoi me humor se ndoshta është personi më i ri në park, me diferencë dekadash nga banorët e tjerë.

Sa i përket përditshmërisë, Chet tha se shumicën e kohës bën gjëra të thjeshta, qëndron brenda, relaksohet në shtrat dhe shikon Netflix.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter