Apple hyn në një epokë të re, Tim Cook tërhiqet nga posti i CEO-s!

featured
Press Online
02 Maj 2026, 04:40

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Lajm historik për të gjithë ju që keni iPhone, MacBook, AirPods, ose qe thjesht keni një kushëri që mendon se është më i miri sepse ka iPhone. Tim Cook po lë Apple-n. Po, po, ai burri që për 15 vjet ju ka shitur të njëjtin telefon me një kamerë më shumë çdo shtator, po del në pension.
Më 1 shtator të këtij viti, Tim Cook do t’ia dorëzojë drejtimin e Apple një personi që quhet John Ternus. Mos u shqetësoni nëse nuk e keni dëgjuar kurrë emrin, as nëna e tij ndoshta nuk e ka parë në Instagram, sepse ky njeri nuk ka as llogari në Twitter. Në një botë ku çdo CEO i teknologjisë twiton tre herë para mëngjesit, Ternus thjesht punon. Imagjinoni — një drejtues i Silicon Valley pa drama. Duket si fantashkencë.
Ternus është 51 vjeç, ka punuar në Apple për 25 vjet, dhe puna e tij e parë atje ishte të numëronte gërvishtjet në kokën e një vide me lupë, në mes të natës, tek një furnizues. Po, miqtë e mi, ndërsa ne ankohemi se shefi na kërkon raportin javor, ky njeri ka ndërtuar karrierë duke u zënë me njerëz për vida.
Por hajde ta lëmë anash humorin për një sekondë — Ternus ka udhëhequr ekipin e AirPods, Apple Watch, Vision Pro, dhe tw MacBook-ut te ri Neo. Pra, nëse keni AirPods në vesh tani dhe po dëgjoni Top Tech, falemderoni atë.
Tim Cook? Mbetet president ekzekutiv.

https://www.youtube.com/watch?v=GZFIVS0O7qE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter