Prodhuesi kinez BYD konkurron Tesla-n me strategji çmimesh…

featured
Press Online
01 Maj 2026, 16:37

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Tani më thoni sinqerisht një gjë— sa herë keni qenë duke pritur driten jeshile në semafor dhe ju ka kaluar perpara një BYD pa zhurmë? Tirana është mbushur me makina elektrike kineze . Nëse vazhdon kështu, brenda dy vitesh do t’e pershendetemi me “Ni hao”.
Por le ta marrim seriozisht për një moment. BYD është kompania kineze që po pushton botën, dhe kohët e fundit u publikua një studim që shpjegon pse makinat e tyre janë kaq lirë — dhe pse Tesla, Volkswagen, Audi po qajnë në heshtje në një qosh.
Diferenca në çmim mes një BYD dhe një Tesla është shumë e madhe. Pra ndërsa Elon Musk lëshon raketa dhe diskuton në Twitter-in e vet, BYD ulet, llogarit, dhe ja ku është.
Si ia dalin? E para — qeveria kineze. Vetëm këtë vit, BYD mori 1.4 miliardë dollarë subvencione nga shteti. Po, miqtë e mi, ndërsa ne marrim 5,000 lekë rimbursim nga tatimet pas tre muajsh formularësh, BYD merr 1.4 miliardë dollarë. Pjesa tjetër?
BYD prodhon vetë 80% të pjesëve të veturës — bateritë, çipat, motorin. Për pjesët e tjera kinezët paguajnë furnizuesit pas 155 ditësh. Po, e dëgjuat mirë — pesë muaj. Imagjinoni nëse marketet në Tiranë do të paguanin furnizuesin pas pesë muajsh. Sikur sbën sens.
Pra, herën tjetër kur shihni një BYD në Tiranë, dijeni — ai çmim aq i lirë është kombinimi i shtetit kinez, integrimit vertikal, dhe një furnizuesi diku në Shenzhen që po pret prej pesë muajsh paratë e tij. Dhe ne, këtu, jemi të kënaqur që paguajmë për një makinë të mirë për gjysmën e një Tesle.

https://www.youtube.com/watch?v=GZFIVS0O7qE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter