1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Ministri i Jashtëm suedez flet për marrëveshjen e Ohrit, kërkon që të dy palët t’i zbatojnë zotimet

Ministri i Jashtëm suedez flet për marrëveshjen e Ohrit, kërkon që të dy palët t’i zbatojnë zotimet

featured

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Lennart Billström, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë zotimet e arritura në marrëveshjen e Ohrit.

Ai tha se këtë gjë e bëri të qartë edhe gjatë vizitës në Beograd.

“Të dy palët që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet t’i zbatojnë zotimet. Kam qenë i qartë edhe në Beograd se duhet të bëjnë pjesën e punës së tyre dhe po ashtu edhe në Prishtinë, nëse zotoheni për një marrëveshje, natyrisht se duhet ta përmbushni”.

Billström, në konferencën e përbashkët për media me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe se Kosova duhet të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo nënkupton që në rastin e Serbisë, natyrisht se duhet të riformulojnë nga pengesa e Kosovës që t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare dhe kjo është shumë e qartë. Këshilli i Evropës është një shembull, por kjo është një pjesë e rëndësishme. Në anën tjetër, është mirë dhe duhet që të shohim Kosovën t’i përmbushë zotimet saja, pra që të krijohet asociacioni i komunave, ashtu siç është arritur në marrëveshje”, deklaroi ai.

Ministri i Jashtëm suedez flet për marrëveshjen e Ohrit, kërkon që të dy palët t’i zbatojnë zotimet
|