Angli/ Alo “Eddie line”, dua një gram kokaine, prangosen 5 shqiptarë

featured

Një 27-vjeçar nga Village Mews, Burton në Angli, anëtar bandës së drogës “Eddie line” të drejtuar nga shqiptarë, është shpallur fajtor për trafikim droge të klasit A.

I riu ishte pjesë e një bande të rrëzuar më parë nga një hetim policor, pasi importuan kokainë në Midlands.

Razvan Ionel-Manoliu, 27 vjeç ishte pjesë e një bande të drejtuar nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, të cilët kontrollonin linjat e tregtisë së drogës në qarkun “Eddie line”.

Ata transportonin kokainën nga Londra në East Staffordshire, South Derbyshire dhe North West Leicestershire. Gjashtë anëtarë të bandës u dënuan për bashkëpunim në trafikimi e një sasie të madhe kokaine.

Në gjyq u bë me dije se anëtari i bandës Grazmend Hoxha do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Leicester në Londër dhe do të kthehej në Midlands për të ri-furnizuar shpërndarësit e bandës, të cilët ia shisnin drogën deri në 145 klientëve në ditë.

Anëtarët e bandës të pranishëm në gjyq ishin: Edmund Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse; Edëard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër; Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester; Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Ëolverhampton; Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Ëolverhampton; Kirsti Prifti, 23 vjeçe, pa adresë fikse.

Katër anëtarë të tjerë, duke përfshirë Ionel-Manoliu të Burton, e kishin pranuar tashmë fajin. Ata janë: Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër; Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse; Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton; Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville. Banda do të dënohet më 31 maj.


Top Channel

Angli/ Alo “Eddie line”, dua një gram kokaine, prangosen 5 shqiptarë
|