You said: Përfundon dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë, seanca do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë të ZPS-së – Press Online

Përfundon dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë, seanca do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka përfunduar dhënien e dëshmisë dëshmitarja e parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Edhe në seancën e sotme, dëgjimi i dëshmitares së parë, ka vazhduar të bëhet në seancë private.

Dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë edhe gjatë javës së kaluar ishte dëgjuar në seanca të mbyllura për publikun.

Pas kësaj dëshmitare seanca pritet të vazhdojë më dëgjimin e dëshmitarit të dytë të propozuar nga ZPS.

Përfundon dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë, seanca do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë të ZPS-së
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *