Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Festim Kabashi, është pritur me mikpritje nga familja e veprimtarit të hershëm të LDK-së në Prizren, Shefki Arifaj.
Përmes një postimi në Facebook, Kabashi ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen e treguar nga familja Arifaj, duke vlerësuar kontributin e saj të kahershëm në rrugëtimin politik të LDK-së.
“Mikpritje e madhe në familjen e veprimtarit të hershëm të LDK-së në Prizren, Shefki Arifaj”, ka shkruar Kabashi.
Kandidati i LDK-së theksoi se takime të tilla janë dëshmi e vazhdimësisë së mbështetjes për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vlerat që ajo përfaqëson ndër vite.




