Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, ka uruar festën e Pashkëve, të gjithë besimtarëve ortodoksë.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit ortodoks, ju uroj festën e Pashkëve”, ka deklaruar Kurti.
Në videon e publikuar në faqen e Qeverisë së Kosovës në Facebook, kryeministri deklaron se Qeveria do të kujdesët për të garantuar lirinë elementare të besimit dhe sigurinë e përgjithshme për besimtarët ortodoksë.
“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju besimtarët ortodoksë, duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë tuaj të përgjithshme”, shprehet ai.
“Ju uroj që t’i kaloni festat në gëzim dhe paqe, së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj”, është shprehur kryeministri.