1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kryeministri Kurti: Çfarë është dakorduar në Ohër duhet të zbatohet – jo pjesërisht, por plotësisht

Kryeministri Kurti: Çfarë është dakorduar në Ohër duhet të zbatohet – jo pjesërisht, por plotësisht

featured

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.

Kurti më tej ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes.

Ditë më parë është raportuar se takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet më 2 maj 2023.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes.

Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

Kryeministri Kurti: Çfarë është dakorduar në Ohër duhet të zbatohet – jo pjesërisht, por plotësisht
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.