Inteligjenca artificiale e së ardhmes mund të çojë në shkatërrimin e racës njerëzore nëse nuk ka rregullim tha një investitor i shquar në AI për Financial Times.
Inteligjenca artificiale e përgjithshme ose njohur si AGI – pika ku një makineri mund të kuptojë dhe mësojë çdo gjë që njeriut mundet – nuk ka mbërritur ende por konsiderohet si objektivi kryesor i një industrie që po lulëzon.
Edhe pse disa janë të emocionuar për përfitimet e mëdha financiare të AI – siç u shpreh një ekzekutiv i Meta që tha se AI do të vlente trilionë dollarë në 2030-ën – të tjerët paralajmërojnë se rreziku i AI mund të konsiderohet me një katastrofë nukleare.
“Një ankronim me tre germa nuk shpjegon dot atë çfarë AGI-ja mund të bëjë ose siç unë i referohem: AI si një Zot,” shkruante Ian Hogarth për FT. Hogarth përdori atë term sepse një teknologji e tillë mund të zhvillohet vetë dhe të transformojë botën pa asnjë mbikëqyrje.
“AI e tillë do të ishte një fuqi përtej kontrollit apo kuptimit tonë dhe mund të nisi shkatërrimin e racës njerëzore,” tha ai.
“Deri më sot njeriu ka qenë i domosdoshëm për procesin mësimor të AI. Në një pikë dikush do të kuptojë sesi ta shkëpusë njeriun nga ky ekuacion, duke krijuar AI e cila mund të vetëpërmirësohet pa asnjë limit,” shtoi Hogarth. “Kur të vijë ky moment ka për të qenë shumë vonë për ne.”
Hogarth ka studiuar inxhinieri, përfshirë inteligjencë artificiale në Universitetin e Cambridge përpara se të bashkëthemelonte Songkick. Ai ka investuar në mbi 50 startupe që përdorin machine learning përfshirë Anthropic themeluar nga ish punonjës të OpenAI.
Ai shkruan një raport vjetor quajtur “Gjendja e AI.”
Në esenë e tij publikuar në Financial Times, ai tha se AI më të fuqishme kanë 100 milionë herë më shumë fuqi përpunuese sesa ato që kemi sot. /PCWorld Albanian