1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Hulumtuesit rikrijojnë pamje më të qartë të vrimës së zezë duke përdorur machine learning

Hulumtuesit rikrijojnë pamje më të qartë të vrimës së zezë duke përdorur machine learning

featured

Hulumtuesit përdorën machine learning për të përmirësuar imazhin e një vrime të zezë të cilën e kishin publikuar katër vite më parë.

Si rezultat imazhi tashmë tregon vrimën e zezë në qendër të galaktikës Messier 87 e cila gjendet 57 milionë vite dritë larg nga Toka dhe ka një unazë më të hollë drite dhe materie që e rrethon.

Imazhet u kapën nga Teleskopi Event Horizon në 2017-ën dhe në pamjet disi të turbullta e para shfaqeshin në formën e një petulle. Hulumtuesit arritën të ri-ndërtonin një imazh më të qartë duke përdoru metodën PRIMO.

Kjo metodë është trajnuar me simulimet e 30 mijë vrimave të zeza. Përdor të dhënat machine learning dhe ato çfarë dimë për ligjet e fizikës së universit dhe vrimat e zeza në veçanti për të prodhuar imazhe më të qarta.

Vrimat e zeza janë objekte hapësinore të mistershme me gravitet aq të fortë saqë asgjë nuk u shpëton dot atyre. Ato formohen kur yjet në vdekje kolapsojnë përbrenda nën trysninë e gravitetit të tyre.

Kufiri mes vrimës së zezë dhe materies që e rrethon quhet “Event Horizon” ose pika nuk ka më kthim pas për materien që hyn në të. /PCWorld Albanian

Hulumtuesit rikrijojnë pamje më të qartë të vrimës së zezë duke përdorur machine learning
|