Bebe Rexha “ndez” tapetin e kuq në Hollywood, paraqitja e saj mori gjithë vëmendjen!

featured
Press Online
30 Prill 2026, 18:27

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte ndër emrat që rrëmbyen vëmendjen në tapetin e kuq të eventit prestigjioz “Billboard Women in Music 2026”, i mbajtur të mërkurën në Hollywood Palladium në Los Angeles.

Mbrëmja tradicionale e organizuar nga Billboard nderon gratë më me ndikim në industrinë muzikore, ndërsa këtë vit u moderua nga Keke Palmer.

Në mesin e të vlerësuarave ishin emra të njohur si Teyana Taylor, Zara Larsson, Thalia, Kehlani, Laufey dhe Tate McRae.

Por një nga paraqitjet që mori më shumë komente ishte ajo e Bebe Rexhës, e cila u shfaq me një stil të guximshëm dhe plot glam.

Artistja kishte zgjedhur një fustan të zi të ngushtë që theksonte format trupore, i kombinuar me një detaj luksoz pelushi në nuanca rozë-gri mbi supe, duke i dhënë pamjes një prekje dramatike dhe elegante.

Look-un e kompletoi me çorape rrjete, taka elegante dhe aksesorë të veçantë në qafë, mes perlave dhe stilit choker me rripa, që e bënë paraqitjen moderne dhe provokuese njëkohësisht.

Me flokë bionde të prera në stil bob dhe grim të theksuar në sy, Bebe u shfaq tejet e sigurt para kamerave, duke dominuar tapetin e kuq me prezencën e saj.

Pjesëmarrja e saj në këtë event vjen në një moment të rëndësishëm profesional, pasi këngëtarja po përgatitet për publikimin e albumit të saj të katërt, “Dirty Blonde”, që pritet të dalë më 12 qershor.

Ndërkohë, ajo po shijon suksesin e këngës “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka ngjitur Bebe Rexhën në krye të disa toplistave ndërkombëtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter