Trajneri i Real Madridit vazhdon që të ketë pyetje për të ardhmen e tij te Real Madridi, dhe si duket sot e ka bërë atë të qartë.
Ancelotti flitet së mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali, dhe të merr drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
Por, Ancelotti tha se ai do të jetë trajner i Realit edhe në sezonin e ardhshëm.
“Unë jam i sigurt që unë do të jem këtu si trajneri i Real Madridit sezonin e ardhshëm, ne do të respektojmë kontratën”, tha Ancelotti.
“Jam i sigurt që Florentino Perez dëshiron që unë të qëndroj dhe të vazhdojë këtu, ai gjithmonë ka qenë i mirë me mua. Jam krenarë se çfarë unë kam bërë dhe po bëj këtu”, shtoi më tej tekniku italian.
Si duket Ancelotti u ka dhënë fund spekulimeve që po e lidhin me punën e trajnerit të Brazilit, dhe do të vazhdojë të ardhmen në krye të kampionit evropian.