Ish-kryeministri bullgar dhe lideri i partisë GERB, partia që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e fundit në kuadër të negociatave me partitë e tjera për formimin e qeverisë, ka realizuar takim me liderin e partisë “Ima takov narod” të shoëmanit Slavi Trifonov, ku ndër të tjera, u diskutua për politikën ndaj Maqedonisë së Veriut, informon PRESSonline.al
“Folëm për një pozicion shumë më të përgjegjshëm dhe më të fortë ndaj Maqedonisë së Veriut. Presidenti i tyre nuk mund të flasë në atë mënyrë, të deklarohet dhe të injorojë presidentin tonë”, ka deklaruar Borisov pas takimit.
Siç tha ai, në takim të tillë është biseduar për Shengenin dhe Eurozonën dhe ka paralajmëruar bisedime me parti të tjera politike, të cilat i konsideron praktikë parlamentare, për të qenë të qartë nëse mund të arrihet një marrëveshje. Megjithatë, ai tha se nuk diskuton çështje legjislative dhe financiare.
Presidenti Stevo Pendarovski ditë më parë në një intervistë televizive tha se nuk ka kontakte me presidentin bullgar Rumen Radev dhe se për herë të fundit e ka parë atë vitin e kaluar në Mini Samitin për Energji në Sofje. Pendarovski tha se në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë bisedë konstruktive me Radevin, duke theksuar se sipas tij nuk ka klimë të fqinjësisë së mirë.(PRESSonline.mk)




