1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Xhaçka pret në takim Escobarin: Diskutuam për forcimin e sigurisë në rajon

Xhaçka pret në takim Escobarin: Diskutuam për forcimin e sigurisë në rajon

featured

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarka, gjatë qëndrimit tri ditor në Tiranë, ka takuar ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

“Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë“, thuhet në një deklaratë për mediat nga zyra e Ministrisë së Jashtme.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zgjedhjet lokale, marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshi ndihmën amerikane në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, përballë sulmeve kibernetike, janë temat e pritshme diskutimi mes Gabriel Escobar dhe bashkëbiseduesve të tij në Tiranë.


Top Channel

Xhaçka pret në takim Escobarin: Diskutuam për forcimin e sigurisë në rajon
|