Scooter Braun ka folur për herë të parë rreth performancës së Sydney Sweeney në serialin e suksesshëm “Euphoria”, duke treguar se e mbështet plotësisht aktoren pavarësisht skenave të guximshme që kanë bërë bujë në publik.
Në një intervistë të fundit, 44-vjeçari u shpreh se po e ndjek serialin dhe se është impresionuar nga interpretimi i një prej aktoreve, edhe pse zgjodhi të mos e përmendte drejtpërdrejt me emër.

Jam i njëanshëm, më pëlqen. Mendoj se ka pasur një performancë të jashtëzakonshme nga një aktore e caktuar
-deklaroi Braun, duke lënë të kuptohet se po fliste për Sydney Sweeney, raporton Daily Mail.

Aktorja interpreton personazhin e Cassie Howard në serialin “Euphoria”, një rol që në sezonet e fundit është shoqëruar me skena intensive emocionale dhe momente provokuese që kanë nxitur diskutime të shumta në rrjet.
Sipas burimeve pranë çiftit, Braun e konsideron këtë pjesë të natyrshme të profesionit të aktrimit dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim për skenat e saj në ekran.
Përkundrazi, ai vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin që Sweeney tregon në projektet e saj.

Raportimet për lidhjen mes tyre nisën të qarkullonin gjatë vitit 2025, ndërsa burime pranë çiftit kanë pohuar se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi besimin dhe mirëkuptimin reciprok.
Nga ana tjetër, Sydney Sweeney ka pranuar më herët se të qenit në qendër të vëmendjes si në karrierë ashtu edhe në jetën private nuk është gjithmonë e lehtë, por ka theksuar se po përpiqet të ruajë një ekuilibër mes suksesit në Hollywood dhe jetës personale.




