1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Escobar takon Alibeajn dhe Metën, shoqërohet nga ambasadorja Kim

Escobar takon Alibeajn dhe Metën, shoqërohet nga ambasadorja Kim

featured

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka takuar në zyrat e reja të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn.

Escobar shoqërohej nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe në takim u prit nga Gazment Bardhi.

Pas gati 30 minutash, ai la zyrat e PD-së dhe iu drejtua selisë së Partisë së Lirisë, ku po zhvillon takim me kreun e kësaj partie, Ilir Metën.

Kjo është dita e dytë e qëndrimit të Escobar në Tiranë, ku ai po vazhdon takimet zyrtare.

Një ditë më parë, bashkë me ambasadoren Kim, zëvenës ndihmës sekretari amerikan takoi Presidentin Bajram began dhe kryeministrin Edi Rama.

Më pas i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, ngjiti shkallët e presidencës për tu pritur prej presidentit Bajram Begaj.

Në një njoftim për mediat, Presidenca tha se ahvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin në qendër të takimit.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të tij”, citohet të ketë deklaruar presidenti Begaj në takim.

Zgjedhjet lokale, marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshi ndihmën amerikane në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, përballë sulmeve kibernetike, janë temat e pritshme diskutimi mes Gabriel Escobar dhe bashkëbiseduesve të tij në Tiranë.


Top Channel

Escobar takon Alibeajn dhe Metën, shoqërohet nga ambasadorja Kim
|