1. Lajme
  2. RAJONI
  3. U kritikua në Beograd për rastin e plagosjes në veri, reagon ambasadori Rohde – thotë se edhe sjella e policisë duhet të shqyrtohet si çdo rast tjetër

U kritikua në Beograd për rastin e plagosjes në veri, reagon ambasadori Rohde – thotë se edhe sjella e policisë duhet të shqyrtohet si çdo rast tjetër

featured

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, ka reaguar për një incident në pjesën veriore të Kosovës ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan.

Ai të martën është kritikuar nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuarnga ambasadori të reagojë, duke shtuar se “për raste tjera ai reagon në sekonda”.

Për këtë rast ka pasur reagime nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, por edhe prej zyrës së Bashkimit Evropian. Ndërkaq sot erdhi edhe reagimi i ambasadës së Gjermanisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman ka kërkuar nga Policia hetim të gjerë.

Ai u pajtua me reagimin e Bashkimit Evropian në Kosovë që dënoi incidentin, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të Policisë.

Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin.

”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh atë se Policia e Kosovës  ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman, të mërkurën. 

Të martën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar një polic, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë plagosje dhe janë suspenduar tre zyrtarë të tjerë policorë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës kishte sqaruar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit të zjarrit apo “të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar”.

U kritikua në Beograd për rastin e plagosjes në veri, reagon ambasadori Rohde – thotë se edhe sjella e policisë duhet të shqyrtohet si çdo rast tjetër
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.