featured

Vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sot dëgjohen dëshmitarët e parë

Vijon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ndërsa sot paraqiten provat nga Zyra e Prokurorisë Speciale dhe bëhet dëgjimi i dëshmitarëve.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale theksohet se seanca gjyqësore pritet të filloj në orën 09:00 dhe do të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.

Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12 dhe 13 prill. Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjetësh zvarritje.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020. Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Përballë trupës gjykuese, ish-krerët e UÇK janë deklaruar të pafajshëm.


Top Channel

Vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sot dëgjohen dëshmitarët e parë
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!