Policia tregon kush e vrau 46 vjeçarin nga Haraçina në Kapishtec

featured
?????????????

Më datë 10.04.2023 SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal deri tek PTHP Shkup kundër Xh.S (44) nga Shkupi, për shkak dyshimit për veprën penale “vrasje” e dënuar në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal.

Në datë 31.03.2023 rreth orës 08.02 në kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”, Xh.S me pistoletë ka shtënë në drejtim të N.A (46) nga Haraçina, me të cilin më parë kanë luajtur në aparatet në kazinon, pas çka N.A ka humbur jetën.

Nga ana e zyrtarëve policor, pas aktiviteteve të ndërmarra si dhe në bazë të ekspertizave të bëra, është zbuluar identiteti i dorasit, ndërsa është siguruar edhe arma me të cilën Xh.S e ka bërë veprën penale.

Policia tregon kush e vrau 46 vjeçarin nga Haraçina në Kapishtec