featured

Kishat në Gjermani kanë marrë 13 miliardë të ardhura në vit

Ashtu si taksat mbi të ardhurat e qytetarëve, në vitin 2022 i janë rritur edhe të ardhurat e Kishës Katolike dhe Ungjillore. Por kishat kanë një problem tjetër shumë serioz.

Sipas hulumtimit të Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, të dyja Kishat në Gjermani, kanë shënuar të ardhura prej gati 13 miliardë eurosh gjatë vitit të kaluar. Kisha Katolike ka pasur pak më shumë të ardhura, me 6,8 miliardë, ndërsa Kisha Ungjillore arriti rreth 6.1 miliardë të ardhura.

Natyrisht kishat në Gjermani mbajnë financiarisht institucione e tyre shëndetësore, arsimore e sociale. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave është mbështetja e rregullt që vjen nga shteti për aktivitete të tilla. Por një pjesë e rëndësishme e të ardhurave vjen edhe nga taksat e kishës, e cila zbritet menjëherë nga pagat e besimtarëve. Ndaj lind edhe pyetja, se sa besimtarë ka në fakt? Për këtë arsye ekonomisti i këtij instituti, Tobias Hentze, paralajmëron se “në arkat e kishave po vërehet gjithnjë e më shumë edhe zvogëlimi i numrit të atyre që po largohen nga Kisha, e po vërehet edhe ndryshimi demografik”.

Kjo mund të shihet edhe nga bilanci i vitit të kaluar. Shteti mund të gëzohej që të ardhurat e tij nga taksat e qytetarëve vitin e kaluar ishin 4.5% më të larta se një vit më parë, ndërsa rritja e të ardhurave të Kishës ishte vetëm 1.5%. Kjo është pasojë e faktit se vetëm gjatë vitit 2022 nga kishat janë larguar rreth 1.300.000 besimtarë. Janë larguar, ose kanë ndërruar jetë…

Largimi i besimtarëve nga kishat

Një vit i keq ishte edhe për Kishën Ungjillore, sepse për herë të parë kishte më shumë njerëz që u larguan nga Kisha – 380.000 persona më pak kanë paguar taksën e kësaj Kishe. Ndërkohë që 195.000 kanë ndërruar jetë. Pra gjithsej 575.000 besimtarë më pak, që do të thotë se në Gjermani në fund të vitit 2022 kishte ende rreth 19.1 milionë protestantë.

Kisha Katolike akoma nuk i publikuar të dhënat e detajuara për besimtarët e saj. Këtë do ta bëjë në verë, por ekonomistët nga burime të tjera konkludojnë se në Gjermani në fund të vitit të kaluar kishte rreth 20.9 milionë besimtarë të Kishës Katolike, që do të thotë rreth 725.000 më pak se një vit më parë.

Në përgjithësi, ekonomistët e Institutit në Këln parashikojnë ditë gjithnjë e më të vështira për kishat. Nominalisht të ardhurat e tyre mund të mbeten të qëndrueshme, pra në nivelin e deritashëm. Por duke marrë parasysh inflacionin dhe kostot totale të institucioneve të tyre, në terma realë, në rastin më të mirë, ato nuk do të shtojnë të ardhurat. Në rastin më të mirë do të mbeten në nivelin aktual. Por shumëçka varet edhe nga numri i besimtarëve dhe mbetja apo largimi i tyre./ DW


Top Channel

Kishat në Gjermani kanë marrë 13 miliardë të ardhura në vit
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!