Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko-Macronit: Mos ia lini udhëheqjen e procesit të paqes Melonit, është grua

featured
Press Online
30 Maj 2026, 13:31

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e përjashtuar atë nga një rol i mundshëm ndërmjetësues mes Europës dhe Rusisë.

Lukashenko i ka bërë thirrje homologut francez Emmanuel Macron që të marrë rolin udhëheqës në përpjekjet për dialog paqeje lidhur me Ukrainën, duke sugjeruar se përgjegjësia nuk duhet t’i lihet kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Deklaratat janë bërë nga Lukashenko gjatë një prononcimi për media në Astana, ku ai tha se kishte diskutuar këtë çështje edhe gjatë një telefonate me Macron më 24 maj. Sipas tij, presidenti francez e ka paraqitur veten si një nga figurat kryesore në Evropë në menaxhimin e situatës.

“Ai më tha se sot ai është figura kryesore dhe forca shtytëse në Evropë”, citohet të ketë deklaruar Lukashenko nga mediat italiane,

Lukashenko u shpreh gjithashtu se disa liderë të tjerë evropianë, si kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, nuk janë në pozicion për të udhëhequr këtë proces.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime për shkak të mënyrës së formulimit, veçanërisht referimit ndaj rolit të Melonit në këtë proces, ndërsa Lukashenko ka këmbëngulur se Evropa ka nevojë për një lidership më të qartë në negociatat për paqe në Ukrainë.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter