Bashkimi Europian kërkoi nga sajtet më të mëdha të përmbajtjeve për të rritur të përdorin teknologji për verifikimin e moshës.
Pornhub, Xvideos dhe Stripchat do të përballen me rregulla të reja në vendet e BE-së, sajte të cilat kanë rreth 45 milionë vizitorë në muaj në BE.
Rregullat e reja do të thotë se kompanitë që kanë numër të lartë përdoruesish duhet të marrin masa për të mbrojtur fëmijët. Kjo do të thotë lançimi i një teknologjike për kontrollin e moshës.
Tre uebsajtet në fjalë janë përcaktuar si Platforma Online Të Mëdha (VLOP) nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) i Bashkimit Europian.
Duke i dizajnuar të tilla, uebsajtet duhet të përmbushin disa kritere për moderimin e përmbajtjeve. Vendimi u prit mirë nga Komisionerja Dixhitale e BE Margaret Vestager.
Uebsajtet kanë afat katër muaj për tu siguruar se përmbushin të gjitha normat dhe kriteret e përcaktuara nga DSA ose rrezikon të gjobiten me 6 përqind të të ardhurave të tyre globale vjetore.
Ky është raundi i dytë i përcaktimit të kompanive si VLOP. Në Prill 19 gjigantë teknologjie përfshirë Facebook, Google, X dhe YouTube u dizajnuar si VLOP, ndërsa rregullat e DSA-së për to hynë në fuqi në muajin Gusht. /PCWorld Albanian



