Izraeli i ka kërkuar Britanisë që të mbyllë konsullatën e saj në Jerusalemin Lindor brenda 30 ditësh.
Ky vendim erdhi pasi Britania, Franca dhe Kanadaja vendosën sanksione ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor duke ndaluar importet e mallrave të prodhuara në këto zona.
Sekretari i Jashtëm Britanik Ed Miliband deklaroi se qeveria vlerëson se në disa zona të Bregut Perëndimor po zhvillohet një spastrim etnik i palestinezëve, i cili sipas tij kryhet nga kolonë terroristë.
“Vendbanimet izraelite janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Kemi parë gjithashtu terrorizëm të tmerrshëm të kolonëve dhe palestinezë të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kjo qeveri nuk do të pranojë shkatërrimin e zgjidhjes me dy shtete”, tha Ed Miliband.
Si përgjigje, Izraeli vendosi disa masa kundër Britanisë. Përveç mbylljes së konsullatës, diplomatëve britanikë në Jerusalem do tu hiqet statusi diplomatik brenda një muaji. Disa zyrtarë që punojnë për çështjet e Gazës duhet të largohen po ashtu nga Izraeli brenda 7 ditësh.
Qeveria Netanyahu gjithashtu kërkoi që Britania të mos trajnojë më forcat palestineze të sigurisë në Bregun Perëndimor. Për më tepër disa shtetas britanikë mes tyre ish-lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn, nuk do të lejohen të hyjnë në Izrael.


