Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për disa nisma, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre, 10 vjet pas referendumit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, njoftuan sot diplomatët dhe zyrtarët evropianë.

Marrëveshjet u arritën në prag të samitit BE-BM, që zhvillohet sot në Bruksel.

Ato parashikojnë lehtësimin e lëvizjes së të rinjve, reduktimin e kontrolleve tregtare dhe bashkëpunim më të ngushtë në politikat klimatike.

Një nga nismat kryesore është krijimi i një skeme të re mobiliteti, e cila do t’u mundësonte të rinjve nga Britania e Madhe dhe vendet e BE-së të udhëtojnë përtej Kanalit të La Manshit, për të studiuar ose punuar në vendet e njëri-tjetrit, pa iu nënshtruar kërkesave aktuale për viza.

Kjo do të lehtësonte shkëmbimet arsimore dhe profesionale mes të rinjve.

Palët kanë rënë dakord gjithashtu të heqin disa kontrolle dhe dokumente administrative për tregtinë e produkteve me origjinë shtazore dhe bimore.

Kjo masë synon të thjeshtojë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes dy tregjeve.

Një tjetër pikë e marrëveshjes lidhet me sistemet e çmimit të karbonit.

BE-ja dhe Britania e Madhe synojnë të lidhin skemat e tyre për vendosjen e një çmimi mbi emetimet e gazrave ndotës, me qëllim që në të ardhmen të njohin reciprokisht lejet e emetimit.

Megjithatë, zbatimi i këtyre nismave varet nga arritja e një marrëveshjeje për uljen e tarifave të shkollimit për studentët e BE-së që ndjekin universitetet britanike.

Të dyja palët synojnë të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Universitetet britanike aplikojnë tarifa shumë më të larta për studentët ndërkombëtarë, ku përfshihen edhe shtetasit e vendeve të BE-së, krahasuar me tarifat që paguajnë studentët britanikë.

Marrëveshjet synojnë të afrojnë sërish palët në fusha me interes të përbashkët, pa nënkuptuar rikthimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Vendi u largua zyrtarisht nga unioni në vitin 2020, pas referendumit të vitit 2016.

Previous ArticleSHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike
Next Article Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

Lajme të ngjashme

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë e gjetur në trupin e një pasagjereje, që humbi jetën…

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për disa nisma,…

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross,…

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Mijëra të rinj pritet të protestojnë sot në disa qytete të Gjermanisë,…

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liqenit të Ujmanit, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.