Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mijëra të rinj pritet të protestojnë sot në disa qytete të Gjermanisë, pas thirrjes së organizatës “Gen Z Takes Charge”, pothuajse tre javë pas protestave të para të mëdha, të zhvilluara nga gjenerata e re.

Protestuesit kërkojnë më shumë fonde për shkollat, mbështetje për personat që përballen me varësinë nga substancat, shërbime psikoterapie më të përballueshme dhe masa për uljen e kostos së jetesës.

Ata kundërshtojnë gjithashtu rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe kërkojnë veprime më të vendosura për mbrojtjen e klimës.

Paralelisht, Konferenca Federale e Nxënësve organizon sot pasdite, një protestë të veçantë pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

Sipas policisë, për këtë tubim janë regjistruar rreth 5 000 pjesëmarrës.

Kjo organizatë ka theksuar se distancohet nga organizatorët e lëvizjes “Gen Z Takes Charge” dhe se përqendrohet kryesisht te kërkesat për përmirësimin e sistemit arsimor.

Mes tyre janë rikonstruksioni i shkollave, shtimi i punonjësve socialë në institucionet arsimore, lehtësimi i ngarkesës së mësuesve dhe përfshirja e temave për mbrojtjen e klimës në programet mësimore.

Protesta e nxënësve mbështetet nga Këshilli Federal i Prindërve, sindikatat dhe organizatat mjedisore.

Protesta edhe kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Një tjetër grupim, i njohur si “Greva e shkollave kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, do të zhvillojë protesta më vete.

Ai kërkon ndalimin e menjëhershëm të kontrolleve që lidhen me rekrutimin në Forcat e Armatosura Gjermane, të njohura si Bundeswehr.

Protestat e organizuara nga grupet e ndryshme, do të nisin sot në mëngjes dhe do të vijojnë deri në orët e vona të pasdites.

Në protestat e organizuara nga “Gen Z Takes Charge” më 31 tetor, dhjetëra mijëra të rinj dolën në rrugët e qyteteve gjermane.

Tubimet ishin kryesisht paqësore, por gjatë mbrëmjes, pati edhe incidente të dhunshme në disa qytete, përfshirë Frankfurtin.

Në atë kohë, organizatorët deklaruan se ishin më shumë se 180 000 pjesëmarrës në aktivitetet e planifikuara në mbarë vendin.

Previous ArticleKosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton
Next Article SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

Lajme të ngjashme

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross,…

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Mijëra të rinj pritet të protestojnë sot në disa qytete të Gjermanisë,…

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liqenit të Ujmanit, në…

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura…

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.