Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Akim Ali, dhe drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Marija Andonovska, hapi punëtorinë kombëtare mbi gjetjet paraprake nga analiza e funksioneve thelbësore të shëndetit publik.
Analiza tregon se baza ekziston — institucione, kornizë ligjore, programe kombëtare dhe kapacitete profesionale. Sfida qëndron në funksionimin e tyre të lidhur dhe të koordinuar”, shkroi Klekovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai deklaron se në fjalimin e tij përcaktoi tre prioritete: një sistem të integruar informacioni shëndetësor – të dhëna të lidhura nga mjekët amë, spitalet, laboratorët dhe Instituti, për zbulimin e hershëm të rreziqeve dhe vendimmarrjen në kohë, një rol më të fortë parandalues të Institutit dhe qendrave të shëndetit publik, me vazhdimësi nga skriningu deri te diagnostikimi dhe trajtimi, modernizimin e kuadrit ligjor dhe koordinim të qartë midis institucioneve në rast të rreziqeve të shëndetit publik.
Nuk kemi nevojë për strategji dhe dokumente të reja, por për një sistem më të organizuar me përgjegjësi të qarta. Presim një numër të kufizuar masash reale nga punëtoria – për secilën prej tyre do të dimë se cili institucion është përgjegjës, brenda cilit afat dhe si do ta masim rezultatin, njoftoi Klekovski dhe shprehu mirënjohje për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mbështetjen e saj dhe për të gjithë pjesëmarrësit nga institucionet, komuniteti akademik dhe organizatat e shoqërisë civile.


